Propozimi i Ramës për draft-statutin e Asociacionit për komunat e veriut të Kosovës, nuk është mirëpritur as nga presidenti serb. Aleksandër Vuçiç. Gjatë një interviste të dhënë për televizionin serb ‘TV Happy’, Vuçiç tha se Rama nuk ka asnjë të drejtë të bëjë një propozim të tillë.

 

Ai shtoi se pavarësisht respektit që ka për Ramën, ky i fundit nuk është i autorizuar të hartojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicsë serbe.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As (kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç.