Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën rreth orës 23:15 në një nga rrugët kryesore në qytetin e Elbasanit dhe njëra prej tyre është shkatërruar pothuajse plotësisht.
Shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe moti i keq.
Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze të drejtuesve të automjeteve. Burime nga vendngjarja bënë me dije se automjeti tip “Fuoristradë” që u përfshi në aksident pasi ka dalë jashtë korsisë së rrugës është përplasur me murin rrethues të një banese, ndërsa dy autoveturat janë përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje për dokumentimin e provave dhe përcaktimin e shkaqeve që sollën këtë aksident.