Policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar videon ku shfaqet momenti kur një 28-vjeçare qëllon me armë në Nashville të shtetit Tenesi. duke vrarë 6 persona, përfshirë 3 fëmijë në moshën 9-vjeçare.

 

Autorja e identifikuar si Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje gjatë përplasjes me policinë në shkollën private kristiane.

 

Hale, e armatosur me tre armë zjarri, hyri në shkollën Covenant duke qëlluar përmes një dere anësore, tha shefi i policisë së Metro Nashville, John Drake në një konferencë shtypi.

 

Në pamje duket momenti që me kallashnikov në dorë qëllon xhamat teksa hyn brenda.

 

28-vjeçarja qëlloi me breshëri në katin e parë dhe të dytë të shkollës, tha policia. Një ekip prej pesë oficerësh policie dëgjuan të shtënat, shkuan në katin e dytë dhe qëlluan për vdekje të dyshuarin, tha Aaron.

 

Pas sulmit, autoritetet zbuluan se Hale kishte “harta të shkollës në detaje”, tha Drake.

 

6 viktimat janë identifikuar si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs, dhe Ëilliam Kinney, të gjithë 9 vjeç si dhe Cynthia Peak e Mike Hill, të dy 61 vjeç dhe mësuesja e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeçe.