Misteri i nëndetëses Titan që u zhduk në ujërat e oqeanit Atlantik teksa po shkonte në një ekspetidë për të eksploruar rrënojat e Titanikut, duket se është zgjidhur.
Roja Bregdetare e SHBA-së, informoi publikun pasditen e të enjtes se ekipet e kërkimit zbuluan “pesë pjesë të ndryshme të mëdha mbeturinash” të identifikuara nga zhytësja Titan.
Sipas Rojes Bregdetare Amerikane nëndetësja në të cilën ndodheshin 5 persona në bord ka shpërthyer dhe sipas kompanisë Ocean Gate të gjithë personat në kabinë kanë vdekur.
Por në rrjete sociale janë bërë virale pamjet e fundit të nëndetëses Titan, përpara se ajo të zhdukej.
Abbi Jackson (22), e cila është e punësuar në anijen Polar Prince, nga e cila nëndetësja Titan shkoi në një mision për në zhytje drejt Titanikut, ndau një video të shkurtër që dyshohet se ishte krijuar para se nëndetësja të nisej për misionin e saj..