Prej gati një ore zona të ndryshme në qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Pamjet me dëborë janë regjistruar në aksin nacional Korçë-Pogradec.

 

 

Temperaturat janë ulur ndjeshëm, 4 gradë në Korçë dhe -1 në Pogradec. Në këtë aks ndodhet gjithashtu një borëpastruese që po bën të mundur kriposjen e rrugës për t’u mos u regjistruar problematika.

 

Aktualisht nuk ka asnjë problem në akset nacionale. Reshje dëbore aktualisht ka edhe brenda në qytet në Korçë dhe Pogradec.