Kievi ka akuzuar Moskën lidhur me luftën në Ukrainë si edhe për dëbimet e fëmijë gjatë agresionit rus. Bëhet me dije se të paktën 19,514 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi. Ky është përditësimi i fundit i bërë nga Ministria e Riintegrimit të Ukrainës.

 

 

 

Gjithashtu këtyre shifrave u shtohen edhe fëmijët jetimë të cilët sipas autoriteteve zyrtare janë në territoret e pushtuara ose në Rusi. Ndërkohë deri më sot vetëm 327 fëmijë janë riatdhesuar.