Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se nëse nevojitet një mision paqeje në Gaza, ata janë të gatshëm që në fazën e tranzicionit të dërgojnë ushtarët e tyre si forca paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në një intervistë për Radio24, Tajani bëri vlerësime lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Tajani rikujtoi se në kuadër të Forcës së Përkohshme të Paqes të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) në Liban ndodhen mbi 1.000 ushtarë italianë.

Lidhur me situatën e Gazës që ndodhet nën sulmet Izraelite, Tajani deklaroi: "Nëse në Gaza nevojitet një mision paqeje, ne jemi të gatshëm që të dërgojmë ushtarët tanë si Forca Paqeruajtëse të OKB-së gjatë fazës së tranzicionit".

Më tej Tajani vuri në dukje se për këtë çështje atyre nuk u ka ardhur ndonjë kërkesë nga SHBA-ja për zgjerimin e misioneve në Liban.

Tajani preku gjithashtu sigurinë e lundrimit në Detin e Kuq i cili zë vend në agjendën ndërkombëtare për shkak të sulmeve që Houthitë në Jemen thonë se janë ndaj kompanive izraelite me arsyen si reagim ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza. Kryediplomati italian bëri të ditur se do të flasë në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel të hënën e ardhshme.

Tajani theksoi se ata mbështesin ngritjen e një misioni të BE-së për sigurinë e lundrimit në Detin e Kuq./aa