Një shtetas kosovar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm në kufi.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.R., 42-vjeç, banues në Kosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 57”.
U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 42-vjeçari (shtetas kosovar).
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 57″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– D. R., 42 vjeç, banues në Kosovë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.