Anija “Oriku” e Forcës Detare dhe ekuipazhi i saj, të cilët janë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në ujërat ndërkombëtare me anijen gjermane “Pegnitz M1090”.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot përmes rrjeteve sociale se, në këtë stërvitje me anijen komandë të operacionit në Egje u zhvilluan seriale stërvitorë sipas standardeve dhe manualeve të NATO-s në det.

Ndërkohë që ekuipazhi shqiptar testoi aftësitë operacionale dhe ato ndërvepruese me anijet dhe ekuipazhet aleate./ata