Pas premtimeve të bëra për rritjen e pagave nga kryeministri Edi Rama, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme me një deklaratë për media.

 

Meta thotë se kryeministri po dhunon hapur Kodin Zgjedhor. Sipas tij në Shqipëri  punonjësit paguhen me pagat më të ulëta ne rajon.

 

“Ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët. Ajo që shqiptarët e kanë provuar se qeveria Rama ka rritur koston e jetesës, ndërsa rrogat dhe pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë. Është fakt se teksa në periudhën 2005-2-10 u rritën, ky që premtonte rritje. Nga vitit 2013 deri në 2022 u rritën çmimet në mënyrë galoponte.  Është fakt se në qeverisjen e Ramës pagat minimale dhe mesatare janë më të ulëta në rajon dhe në vendet e tjera. Pse priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët kur të ardhurat që ka mbledhur shteti i kishte që në fund të dhjetorit të 2022-it.”, tha Meta.