Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po diskuton sot kërkesën e dy anëtarëve të KAS, Elvis Cefa dhe Ledio Braho për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.

 

Mbledhja e KAS është pezulluar, pasi anëtarët kërkuar prova të tjera nga Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’. Në fjalën e tij përfaqësuesi ligjor, i koalicionit Berisha-Meta, tha se është diktuar vullneti i zgjedhësve.

‘Kemi një vullnet të diktuar dhe të kontrollueshëm. Nëse vullneti është i identifikueshëm qoftë nëpërmjet firmës, besojmë se këtu është cenuar parimi i votës së lirë. Në këtë rast s’kemi të bëjmë as më votë të lirë dhe as të fshehtë. Nuk është e rastit që kjo gjë i ndodh kandidatit të pozitës. Kërkojmë këqyrjen e materialëve që nuk gjenden në dispozicionin tonë. Materialet që duhet të merren dhe të kqyren të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe ato që janë të pavlefshme për këtë zonë. Në 20 qendra votimui vlerësojmë se përmes këqyrjes së materialeve filmike janë qendrat që përmbajnë problematikat më seriozë. Por kemi informacione e indicie edhe për qendra të tjera.’- tha Kaso.

 

Ndërsa Franc Nuri, po përfaqësues ligjor i koalicionit ‘Bashkë-Fitojmë’ u shpreh se provat janë të mjaftueshme.

 

‘Gjykoj se provat janë të mjaftueshme për të hapur qendrat e votimit’- tha Spaho.

 

Nesër senca e radhës për kqyrjen e provave për bashkinë e Belshit.