Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit, i cili do të rikandidojë sërish në lokalet e 14 majit, ndonëse rezulton i dënuar me vendim gjykate në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

 

Në një dalje për mediat, Balla theksoi se kjo gjë iu ka ndodhur të gjithë shqiptarëve që kanë emigruar, duke e bërë një fenomen tepër normal, ndonëse kryebashkiaku fshehu dënimin në formularin e dekriminalizuar.

 

 

“T’ja lëmë komisionerit të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimet përkatëse. Mendoj se për kryetarët që kanë qenë në detyrë dhe që ushtrimi i formularit të dekrimializmit është bërë prej shumë kohësh, mendoj se organet ligjzbatuese kanë pasur kohën. Ligji ka fuqi prapavepruese. Vetëm ligji na mbron të gjithëve dhe interesin publik. Të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla (Pyetet për Kreshnik Hajdarin). S’jam thelluar në këtë rast. Të lëmë institucionet të bëjnë detyrën e tyre.