Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit, pas përfshirjes në një skandal seksual.

 

Presidenti Bajram Begaj firmosi sot dekretin që u jep të drejtën qytetarëve kuksianë që në fund të Shtatorit t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

 

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”. Presidenti caktoi datën 24 Shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit”, njoftoi zyra për shtyp e Presidencës.

 

Vendimi vjen pas video-skandalit seksual të publikuar disa javë më parë ku shfaqej ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi. Pas publikimit të videos, Gjici dha dorëheqjen, ndërsa më pas u arrestua për korrupsion pasiv.