Këngëtari i njohur, Fidan Gashi ka dhënë lajmin e trishtë të humbjes së jetës së nanës së tij.

 

Artisti e ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij në InstaStory.

 

“Nënë e shtrenjta nënë. Allahu të shpërbleftë me Xhenet në këtë muaj të Ramzanit. Varrimi sot 31.01. në orën 15:00 në Suharekë”, shkruan ai krahas fotos së nënës së tij.

Postimin e Fidan Gashit e ka shpërndarë edhe partnerja e tij, Rita Haziri, bashkëngjitur së cilës shkruan: Na e thave shpirtin.