Në portin e Durrësit po përpunohen 11 278 tonë mallra dhe 574 njësi kontejnerike.

 

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se sot po përpunohen 2 anije tregtare me 3750 tonë mallra si çimento dhe xhina treni në proces përpunimi, ndërsa janë në pritje për t’u përpunuar 3 anije me 7528 tonë mallra si çimento dhe melamin.

 

Sipas APD-në radë është një anije me 3 000 tonë skrap.

 

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

 

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.