Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi.

 

 

Nezihat ishte një nga mbështetëset më të mëdha të klubit të Tiranës edhe pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj në vitin 1976.

 

Ishte vetëm 14 vjeçe kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje-daljet familjare të dy shtëpive të tyre. Ata u fejuan në vitin 1936-ën, vit në të cilin Selman Stërmasi ishte kampion i Shqipërisë me Tiranën, por dhe në atletikë dhe u martuan në 1939-ën.

 

 

Nezihat Stërmasi u nda nga jeta këtë të shtunë, 1 prill 2023, dhe për ata që duan t’i bëjnë nderimet e fundit, varrimi do të bëhet nesër në 2 prill nga rezidenca “Alba” në orën 12:00.