Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e një numri tornadosh që prekën disa qytete të Shteteve të Bashkuara.  

 

Sipas raportimeve të mediave në vend, një numër i konsiderueshëm shtëpish janë shkatërruar ndërsa me mijëra qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike pasi tornadot lanë pas vetëm shkatërrim në disa shtete.

 

 

Sipas Washington Post, mbi 60 raste tornadosh janë regjistruar. Në shtete si Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi janë regjistruar dëme materiale dhe në njerëz për shkak të kushteve ekstreme të motit.

 

Tornadot janë drejtuar tashmë për në lindje të vendit. Stuhitë që prekën Mississippi-n javën e shkuar udhëtuan për 94 km dhe zgjatën për një orë dhe 10 minuta, një kohë kjo e pazakontë për stuhi të tilla dhe shkatërruan rreth 2,000 shtëpi.

 

Presidenti Joe Biden vizitoi të premten shtetin për të shprehur ngushëllimet e tij.