Shqipëria humb dy vende në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, përditësuar së fundmi, pas zhvillimit të ndeshjeve për eliminatoret e Europianit EURO 2024.

 

Kuqezinjtë pësuan një humbje minimale 1-0 në Varshavë ndaj Polonisë, teksa ky rezultat bëri që Shqipëria të bjerë nga vendi i 66-të në të 68-in.Përsa i përket kombëtareve të tjera që ndodhen në grupin tonë, Polonia është në vendin e 23, por edhe Çekia ndodhet shumë para kuqezinjve, në vendin e 38. Ishujt Faroe dhe Moldavia e mbyllin listën përkatësisht me vendet 125 dhe 171.