Një çift shtetasish rumun kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të kufirit nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës me një rulot brenda të cilit kishte rreth 100 kilogramë kanabis.

 

Burri ka deklaruar se është biznesmen dhe ndodhej në Shqipëri për pushime.

Lënda narkotike ju gjet në pjesën e bagazhit, poshtë tapicerisë së makinës. Në total ka pasur pako të mbështjella, të ndara në 1 kg, 1.5 kg, dhe 1 pako me 12 kg.

 

Pakot kanë qenë të vendosura të gjitha së bashku, ku në total ishin rreth 75 pako. Ndryshe nga çfarë u raportua mbrëmjen e djeshme, ku bëhej fjalë për 80 kilogramë, tashmë policia dyshon se sasia shkon afro 100 kg.

 

Mbrëmjen e së dielës është marrë në pyetje drejtuesi i mjetit, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga policia me të dhënat për peshën e saktë të lëndës narkotike.