Ky është Ramadan Shkreli, praktikant i devotshëm i besimit musliman, i cili prej 8 dekadash agjëron të gjitha ditët e muajit të Ramazanit.

 

“Qysh 15 vjeç pra, që në kohën e partisë që ishte e ndaluar unë agjëroja“, thotë Shkreli në një intervistë për Euronews.

 

As diktatura nuk e ka ndaluar Ramadanin të praktikonte besimin ndonëse duhej të ruhej.

 

“Në kohën e komunizmit kam qenë i urtë me të gjithë. Më shumë me të mirë. E dinin që jam duke agjëruar. Më provokonin a je duke agjëruar? Jo i thosha unë. Qeshnin… e dinin se të partisë ishin por s’kishin çfarë të më bënin. Ata kishin punën e tyre. Mua nuk tha thanë të mos agjëroja”, thotë ai.

 

Besimi në Zot i jep forcë që dhe tani në moshën 94-vjeçare të vijojë agjërimin, edhe pse fuqinë nuk e ka si më parë.

 

Kur e pyesim nëse e ka të vështirë tani agjërimin, përgjigjen e ka të prerë:

 

“Jo nuk e kam të vështirë, njësoj është. Vetëm bukën që nuk e ha njësoj, por natën por kjo nuk ka diferencë. Vetëm uji është që duhet me pi, vetëm uji. Çfarë ilaçesh kam i pi natën”.

 

 “Baca” Ramadan thotë se agjërimi ndikon për mirë në shëndetin e tij.

 

Mosha ia ka vështirësuar jo pak komunikimin dhe fjalët herë vështirë arrijnë të degjohen ama mesazhin për këtë Ramazan e shquan pastër:

 

“Urojmë të gjithë ato muslimanë që janë agjërueshëm dhe i përkrahim për të ndjek rrugën e Perëndisë se ska rrugë tjetër në këtë dynja. Vetëm rrugën e Zotit, me ec drejt, me punu drejt”, përfundoi ai. /tesheshi.com/