Pasi doli nga rrënojat në Hatay 128 orë më vonë, 3 muajsh e gjysçm Vetin Begdas, i quajtur “Mister” nga zyrtarët shëndetësorë, u ribashkua me nënën e saj.

 

Jasemin Begdas, nëna e foshnjës ka mbetur e plagosur, ndërsa babai dhe dy vëllezërit e saj kanë humbur jetën, shkruan Anadolia.

 

Pas ndërhyrjes së parë, foshnja u dërgua në spitalin e qytetit të Adanas. Foshnja nuk kishte probleme shëndetësore dhe u transferua në kujdesin institucional. Infermieret i kanë vënë emrin “Gizem” vogëlushit.

Foshnja u transportua më vonë në Ankara me avionin presidencial dhe pas ekzaminimit në spitalin e qytetit Etlik, u vendos në një institucion në varësi të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale.

 

Ministria, e cila kontaktoi familjen pas ekzaminimit, zbuloi se mostra e ADN-së e marrë nga familja dhe foshnja ishin të pajtueshme.

 

Nëna dhe foshnja u bashkuan pas 54 ditësh

 

Ministria, e cila mori masa për të ribashkuar foshnjën me familjen e saj, e çoi fëmijën në Adana me një avion privat nga Ankaraja.

 

Ministrja Derya Yanik, e cila ndodhej në Adana, ribashkoi foshnjën me nënën Yasemin Begdas, e cila po trajtohet në spitalin e qytetit të Adanas. Ka pasur momente emocionale kur nëna dhe fëmija janë ribashkuar.

 

.