Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, uroi sot 74-vjetorin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka vlerësoi kontributin e NATO-s për promovimin e paqes dhe lirisë në Evropë dhe botë.

 

“Në këtë 74-vjetor të NATO-s, ne shikojmë me krenari kontributin e Aleancës për sigurinë tonë kolektive, për promovimin e paqes dhe lirisë në Evropë dhe botë. Ky përvjetor vjen në një situate shumë sfiduese për sigurinë. Po ashtu ky është edhe një moment për të rikujtuar rëndësinë e NATO-s dhe faktin se së bashku, si anëtarë të Aleancës më të madhe ushtarake në histori, ne jemi më të fortë dhe mund të përballemi me të gjitha kërcënimet e sigurisë që vijnë ndaj vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan Xhaçka.

 

E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: 10 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

 

Shqipëria është pjesë e NATO-s para 14 vitesh.

 

Në qershor 1992, Shqipëria aplikoi dhe u pranua zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut. 19 mars 1993, për herë të parë, vizitoi Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner.