Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë.

Një automjet është përplasur me një motor, duke e lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

 

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit e ka transportuar personalisht të lënduarin drejt spitalit të Korçës, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore

 

Pritet që të kryhen veprimet përkatëse me drejtuesin e automjetit nga ana e policisë së Korçës