Reshje të dendura breshëri janë regjistruar të shtunën në fushën e Maliqit.

 

Nga pamjet e siguruara në fshatin Vreshtas të kësaj bashkie, reshjet e breshrit bien në formë shumë intensive.

 

Situata pritet të sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi, kryesisht në kulturën e grurit.

 

Një stuhi breshëri përfshiu pasditen djeshme edhe territorin e bashkisë Fushë-Arrëz.

 

Sipas njoftimit të vetë bashkisë shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqësore por shkaktoi edhe dëmtime të çative dhe makinave të zonës.