Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një takim me Zv/Presidentin e Komisionit Europian Frans Timmermans, i ftuar i veçantë në “FESTA”.

Ministrja Kumbaro publikoi momente nga takimi në rrjetet sociale duke theksuar se Timmermans, si drejtues i Axhendës së Gjelbër Europiane mbështet nismat e qeverisë shqiptare në mbrojtje të mjedisit.

“Shumë e lumtur që si drejtues i Agjendës së Gjelbër Europiane mbështet nismat e Qeverisë Shqiptare, projektet sfiduese dhe vendimet e guximshme të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në zgjerimin e zonave të mbrojtura dhe reduktimin e plastikës njëpërdorimshe, dhe akoma më të intensiv do ta kemi bashkëpunimin”, shkruan Kumbaro.