Një vogëlush i zhdukur nga Florida, i cili u gjet i vdekur në gojën e një aligatori, u fut në liqen nga babi i tij, i cili gjithashtu akuzohet për vrasjen e nënës së djaloshit, sipas deklaratave të policisë së Shën Petersburgut.

 

 

Thomas Mosely, 21 vjeç të enjten vrau gruan e tij, 20-vjeçaren Pashun Jeffery, në banesën e saj. Burri shkoi në shtëpinë e nënës së tij dhe plagë në të dyja duart nga përplasja e sulmit me thikë, dhe u shtrua në spital.

 

Familja e bashkëshortes së tij shkoi për ta kontrolluar atë dhe dyshohet se panë gjak në trotuar. Ata e gjetën atë brenda të vdekur dhe 100 prerje me thikë, shkruan CNN.

 

 

Një gjurmë gishti e përgjakur ishte vendosur qëllimisht në një shishe, nën shtratin e skenës së krimit, ku u identifikua se ishte e 21 vjeçarit.

 

Vogëlushi Taylen, 2 vjeçar, nuk ndodhej në vendngjarje dhe autoritetet nisën kërkimet për të.

 

Të nesërmen një aligator u pa në Dell Homes Park, pak milje larg nga vendi ku 20 vjeçarja u gjet e vdekur, me një objekt në gojë. Oficerët qëlluan me plumb dhe zvarraniku e hodhi objektin.

 

Policia identifikoi se trupi që ishte në gojën e vogëlushit i përkiste djalit, Taylen. Ai kishte marrë “plagë vdekjeprurëse” që shkaktuan vdekjen, sipas një prej deklaratave.

 

Babai i tij është caktuar për një seancë dëgjimore për obligacionet më 11 prill dhe përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë.