Të gjithë e dimë tashmë stresin dhe presionet që dinë të shkaktojnë rrjetet sociale. Ato mbeten një problematikë e madhe për mbarë popullatën, ndërsa shumë prej njerëzve zgjedhin që të marrin një pushim prej tyre kur e shohin se presioni nga ato është bërë i tepërt.

 

I tillë është rasti i reperit Getinjo, i cili përmes një shkrimi ka njoftuar fansat e tij se do të marrë një pushim nga rrjetet sociale, për shkak se gjendet në një fazë paksa depresive.

 

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Të shtunën jam në Athinë më datë 8 prill, shihemi ndërkohë! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

 

Më tej ai ka shtuar se kjo qetësi që po kërkon nuk lidhet aspak me të