Shakira më në fund ka nisur një jetë të re me fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique. Këtë javë këngëtarja kolumbiane u zhvendos në Miami me familjen e saj.

 

Sipas disa raportimeve të mediave, shpërngulja e papritur e saj në Shtetet e Bashkuara mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi mori një letër më 13 mars ku i kërkonte të largohej nga shtëpia para 30 prillit.

 

Gazetarët nga Mamarazzi, raportuan se shtëpia është në emër të një kompanie administrator i së cilës është Joan Pique, babai i Pique. Edhe pse kishte kohë deri më 30 prill, këngëtarja vendosi për t’u transferuar përgjithmonë në Miami këtë javë.

 

Përveç kësaj, lëvizja u bë e mundur sepse babai i saj William Mebarak është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa djemtë Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet më 11 prill në shkollën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara.

 

Prona luksoze e vendosur në një nga zonat më ekskluzive të Majamit u ble nga Shakira në vitin 2001 dhe aktualisht vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 17.5 milionë dollarë.

 

E megjithëse këngëtarja mendoi ta shiste pak kohë më parë, pas ndarjes nga ish-futbollisti, e pa si vendin ideal për të nisur jetën e saj të re.

 

Sipas La Razon të Spanjës, rezidenca është me ngjyrë të bardhë dhe me stil minimalist, ka dy kate të shtrira në 750 metra katrorë, si dhe një dok privat dhe pamje spektakolare nga deti. Gjithashtu ka një pishinë të madhe të hapur not në kopsht. Rezidenca ka 6 dhoma gjumi, 7 tualete dhe ambiente te medha ndenjie, njera me dekorim oriental dhe tjetra me sallon bilardo. Gjithashtu ka një palestër private me ndriçim të shkëlqyeshëm. Në total, prona mbulon më shumë se 2000 metra katrorë. Përveç kësaj, Shakira do të ketë si fqinj Ricky Martin, Jennifer Lopez dhe Ivanka Trump, mes personaliteteve të tjera.