Policia e Tiranës ka lokalizuar dhe ka vënë në pranga shoferin e kamionit, që një ditë më parë përplasi për vdekje Oligert Dikën apo siç njihej ndryshe “Osli polici”.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi te rruga “Kastriotët”, ku 32-vjeçari u përplas teksa ishte te vijat e bardha.

 

 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë.”, njofton Policia e kryeqytetit.