Është mbledhur këtë të premte kryesia e Partisë Socialiste. Në selinë rozë ka mbërritur kryeministri, Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë.

 

Pritet që në fokus të diskutimeve të sotme të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të 14 Majit që nis zyrtarisht më 14 Prill.

 

Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të jenë në garë.

 

Tirana pritet të gara më e fortë, por gjithashtu edhe Shkodra, Durrësi e Elbasani pritet që të kenë një përballje të fortë.

 

Kujtojmë që në shumicën e bashkive, Partia Socialiste ka vendosur që të rikandidojë me kryetarët aktualë të bashkisë.