Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar vendin simbol të botës islamike, Mekën, ndërsa është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, një zë udhëheqës global i islamit të moderuar.
Në një postim në rrjetet sociale, duke postuar pamje nga takimi i zhvilluar në Mekë, ministri Balla thekson ka marrë mbështetje nga Al-Issa për një projekt të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
“Meka, me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë. Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, shkruan Balla./ata