Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Rama po jep një deklaratë për mediat.

 

Kreu i qeverisë theksoi se synimi i qeverisë është që paga mesatare të shkojë 900 euro dhe kjo do të ndodhë në harkun e një viti.

 

Më tej ai tha se një hap për rritjen e pagës mesatare do vijë tani ndërsa hapi tjetër vitin e ardhshëm.

 

 “Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një pazë pre 87 mijë lekësh.

 

Kemi rritur ndjeshëm pagat për forcat e armatosura. Zjarrëfiksit deri në 80 mije lekë. Kjo do të ndodhë me dy hapa. Një hap tani me mësuesit, sigurinë, mjekët dhe infermierët, pasi parlamenti të kalojë projektligjin. Hapi i dytë vitin e ardhshëm dhe do të mbërrijmë 900 euro”-tha Rama.