Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se shitën një makinë “Audi Q8” të marrë me qera në Kosovë. Në pranga kanë rënë K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë.  Ndërsa u shpallën në kërkim edhe F. B. dhe J. C si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme.

 

Kanë qenë, dy personat K.H dhe P.T ata të cilët kanë marrë me qera makinën luksoze në Kosovë dhe më pas e kanë sjellë në Tiranë ku ia kanë shitur J.C. Ky i fundit e çoi makinën në një servis në Vaqarr ku iu hoq pajisja e GPS për të shmangur gjetjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas. 

 

Ndërkohë policia vijon punën për zbulimin e shkeljeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona të arrestuar.