Sergio Ramos ka shitur njëri ndër kuajt më të mirë të tij, me blerësin që thuhet të jetë nga familja mbretërore e Arabisë Saudite.

Ylli i Paris Saint-Germain është një investitor i madh në kuaj, por me këtë rast ai u kthye në një shitës.

 

Kali në fjalë, i shpallur “kali më i mirë në Spanjë”, është blerë nga Federata Saudite e Kuajve përpara Olimpiadës 2024.

Sergio Ramos has sold the 'best horse in Spain'

Sipas gazetës spanjolle Cuatro, transaksioni ishte me vlerë 1.5 milion funte.

Kali i quajtur Alamo ishte në pronësi të përbashkët të Ramos dhe kalorësit Sergio Alvarez Moya.

Ndërsa kalërohej nga Moya, Alamo doli i teti në Longines Global Champions Tour (LGCT), duke fituar çmime të barabarta me vlerën e 500,000 eurosh, si dhe duke fituar një mori çmimesh të tjera, përfshirë Çmimin e Madh të Berlinit në korrik 2021.

Duke postuar në Instagram, Moya i thuri lavde kalit, duke thënë: “Faleminderit Alamo, do të na mungosh të gjithëve këtu në shtëpi”.

“Shumë fat në shtëpinë tënde të re. Faleminderit partnerit tim @sergioramos @yeguadasr4oficial”.

Ndërkohë, ferma e Ramos, e njohur si Yeguada SR4 postoi: “Faleminderit për kaq shumë momente të veçanta, Alamo. Ti do të jesh gjithmonë pjesë e familjes sonë. Fat të mirë në shtëpinë tënde të re”.

The mare called Alamo, was joint-owned by jockey Sergio Alvarez Moya

Ferma ndodhet afërsisht një orë nga Sevila dhe ka 44 hektarë tokë ku strehohen 50 kuaj.

Pavarësisht shitjes së Alamos, Ramos ka kuaj të tjerë kampionë në stallat e tij, duke përfshirë një kal gri të quajtur Yucatan de Ramos – i cili u kurorëzua Kampion Botëror në nëntor 2018.