Plagosje me thikë ka ndodhur tek poliklinika e qytetit të Shkodrës, mesditën e sotme.

 

Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur dhe mjete prerëse. Të plagosur kanë mbetur tre të rinj.

 

Konflikti ka ndodhur në lagjen "Qemal Stafa"  teksa gjatë një konflikti, një shtetas ka dëmtuar me thikë tre shtetas të tjerë.

 

 

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

 

Në vendngjarje ndopdhet policia dhe ambulanca.