Një ministre e kabinetit të Ugandës do ta kalojë Pashkën në burg pasi u akuzua për një skandal që përfshin vjedhjen e mijëra fletëve të llamarinave të çative. Ato ishin të destinuara për komunitetet vulnerabël në rajonin verilindor të Karamojës.

 

Mary Goretti Kitutu Kimono, ministrja për rajonin, u deklarua e pafajshme në gjykatë, por iu mohua lirimi me kusht.

 

Të paktën 10 figura të tjera të larta të qeverisë supozohet se janë përfshirë në skandal.

 

Sipas BBC bëhet fjalë për nënpresidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe ministra të tjerë.

 

Kryeministri kërkoi falje dhe u kërkoi zyrtarëve të tjerë që të kthejnë fletët e llamarinës. Kryetarja e Kuvendit, ndërkohë Anita Among u shpreh se i kishte kthyer ato që kishte marrë pa dëshirën e saj.

 

Një ministër kohët e fundit u detyrua të hiqte disa fletë llamarine nga çatia e kasolles së tij të dhive, raportuan mediat lokale.

 

Karamoja është përballur për dekada me thatësira të vazhdueshme dhe përmbytje kur bie shi, duke lënë shumë banorë të rajonit verilindor të varur nga ndihma.