Personi që shihni në foto është Mihal Mërkuri, i cili u ekstardua këtë të martë nga Greqia drejt vendit tonë.

 

Policia e Shtetit bëri me dije më herët se Mërkuri është dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje.

 

Konkretisht, mësohet se 44-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Sarandës me 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

 

Në datën 17 nëntor 2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.