Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 20 prill në orën 09:30. Shkak është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar.