Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vijim të monitorimeve dhe inspektimeve në qarkun e Tiranës, kanë ushtruar 157 kontrolle gjatë javës së parë të muajit prill, në subjekte me aktivitete prodhuese e përpunuese, në restorante, fast-food-e, markete, supermarkete etj.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara, trupat inspektuese kanë konstatuar në pesë subjekte shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të kondraetiketës në gjuhën shqipe dhe mosrealizim të detyrava të lëna.

 

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së, vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 730’000 lekëve, si dhe u krye asgjësimi i 23, 9 tonë të produkteve të ndryshme ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.