Një banesë 4 katëshe është rrafshuar pas një shpërthimi në godinë. Ngjarja ndodhi në qytetin jugor francez të Marsejës.
Deri më tani janë nxjerrë trupat e 2 viktimave, ndërsa 6 persona rezultojnë të zhdukur.
Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine në orën lokale 00:49.
Shkaku nuk dihet, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e rrjedhjes së gazit.
Pesë persona nga ndërtesat ngjitur pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi dhe rreth 200 njerëz u evakuuan.
Dy blloqe aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë por nuk pati të lënduar. Rreth 100 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar zjarrin.