Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se në aksin rrugor Korçë-Ersekë vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

 

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës, ndërkohë, qarkullimi kryhet pa probleme.

 

Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks, ARRSH rekomandon përdorimin e gomave dimërore dhe pajisjen me zinxhirë.