Presidenti i Türkiyes theksoi të shtunën se është e pamundur që vendi i tij të qëndrojë i heshtur përballë provokimeve dhe kërcënimeve ndaj status quo-së dhe spiritualitetit të Xhamisë Al-Aksa në Kuds.
Në një telefonatë, presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan dhe homologu i tij izraelit Isaac Herzog diskutuan bastisjet e fundit nga forcat izraelite të sigurisë në Xhaminë Al-Aksa, si dhe ndërhyrjet e ashpra në vendet e shenjta, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.
Duke thënë se incidentet e fundit lëndojnë ndërgjegjen jo vetëm të muslimanëve, por të gjithë njerëzimit, ErdoÄŸan theksoi se Türkiye në asnjë mënyrë nuk mund të qëndrojë e heshtur përballë provokimeve dhe kërcënimeve ndaj status quo-së dhe spiritualitetit të Al-Aksasë, që ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar.
Tensionet që po përhapen në Rripin e Gazës dhe Libanin nuk duhet të lejohen të përshkallëzohen, porositi ai.
Presidenti ErdoÄŸan nënvizoi se thirrja e grupeve radikale hebreje për bastisje në Xhaminë Al-Aksa po ngjall reagime dhe shqetësime.
Duke theksuar nevojën për të parandaluar që incidente të tilla, të cilat përsëriten çdo Ramazan, të bëhen fati i rajonit, ErdoÄŸan shprehu gjithashtu gatishmërinë e Türkiyes për të bërë pjesën e saj për të çrrënjosur problemin dhe për të ndërmarrë hapa drejt vendosjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Tensionet u përshkallëzuan në territoret palestineze pasi forcat izraelite sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor dhe larguan me forcë besimtarët të martën dhe të mërkurën.
Sulmet izraelite në xhami nxitën hedhjen e raketave nga Rripi i Gazës dhe Libani, kurse Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar./AA