Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë shpërtheu sot duke mbytur qytete të tëra dhe fshatra fqinje me hi.

 

Vullkani Sivelich shpërtheu pak pas mesnate dhe për gjashtë orë hodhi hi në një sipërfaqe prej 108,000 kilometrash katrorë, sipas Shërbimit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave Kamchatka.

 

Llava e dalë nga vullkani shkriu borën e cila u kthye në baltë, ndërsa zona të mëdha janë mbuluar me shtresa hiri 8.5 cm.

 

 

Drejtori i Shërbimit Gjeofizik ka thënë se hiri ka mbuluar një sipërfaqe prej 20 kilometrash dhe reja e hirit ka mbuluar fshatrat aty pranë.

 

“Vullkani ka të paktën një vit që po përgatitet; dhe procesi vazhdon, edhe pse është qetësuar pak tani”- tha ai.

 

Shkencëtarët që monitorojnë fenomenin thanë se vullkani ka të ngjarë të qetësohet tani, por krijimi i reve të tjera të mëdha të hirit nuk mund të përjashtohet. Është e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve që rrjedhat e llavës të mos arrijnë në fshatrat lokale.