Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në spitalin San Raffaele të Milanos, ku u shtrua një javë më parë.

Ish-kryeministri, sipas informacioneve, e ka kaluar natën i qetë dhe ka mundur pas disa ditësh të qëndrojë për pak kohë në shtratin e tij.

 

“Ka një optimizëm të moderuar, por pacienti ende nuk është në gjendje të ngrihet në këmbë ose të ecë. Për herë të parë ai ishte në gjendje të qëndronte ulur”, tha mjeku personal i Cavaliere, profesor Alberto Zangrillo.

 

Sot nuk priten njoftime mjekësore, ndërsa siç raportoi televizioni publik italian Rai, “gjendja e Berlusconit, i cili ndodhet në reanimacion, vijon të konsiderohet kritike”.