Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas ngjarjes se ndodhur mëngjesin e sotëm, për atentatin ndaj kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës Benard Ndreca.

 

Bardhi thotë se zgjedhjet lokale kanë marrë sot një goditje të rëndë.

 

Ai vë në dukje faktin se zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminale.

 

Ndër të tjera thekson se ngjarja e sotme është një akt kriminal, i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm, për të cilin autoritetet duhet të vendosin përpara përgjegjësisë autorët.

 

“Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë.

 

Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm.

 

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autororët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminale”, shkruan Bardhi.