Skenard Lipo, është ndaluar nga policia si i dyshuar në veprimtari kriminale në 4 raste, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas   të huaj nga vendet e treta, për të kaluar kufirin të cilët janë bllokuar nga forcat e Policisë.

 

I ndaluari, pjesëtar i një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.  

21-vjeçari, i dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale në 4 raste, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas   të huaj nga vendet e treta, për të kaluar kufirin të cilët janë bllokuar nga forcat e Policisë.

 

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg në mungesë", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.  

 

Nga tërësia e veprimeve rezulton se Skendar Lipo, në bashkëpunim me të tjerë (të arrestuar e proceduar gjatë episodeve të operacionit "Perimetri" gjatë vitit 2022) në 4 raste gjatë vitit 2022, ka tentuar për të ndihmuar, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, dhjetra të huaj nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtein grek, të cilët janë bllokuar nga shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve policore.