Lanë 6 deputetë që lanë mandatin e deputetit për të garuar si kryetarë Bashkie. Nga kampi opozitori, hoqën dorë nga mandate Luciano Bocci, i cili pritet të zëvendësohet nga Qani Xhafa. Belind Këllicci, që zëvendësohet nga Asllan Dogjani, Ramadan Lika në Shkodër, që sipas listës duhet të zëvendësohet nga Bardh Spahia, por edhe Spahia është kandidatë për kryetarë bashkie në Shkodër, kësisoj emri pasues është i Nard Ndokës e pas tij, Izmira Ulqinaku.

 

Zef Hila që kandidon  në Vaun e Dejës për Rithemelimin, zëvendësohet nga Lodovik Hasani. Nga mazhoranca janë dy deputetë, Benet Beci në Shkodër, që zëvendësohet nga Ilir Beqaj, por ish ministri ka refuzuar mandatin. Emri pas ardhës ësthë Frrok Gjini. Besjan Ajazi kandidon në Gramsh, mandati i deputetit i kalon Shkëlqim Bullarit.

Ndërkohë në KQZ ka nisur procesi zëvendësimit të mandateve dhe mesa duket Ilir Beqaj ka refuzuar të marrë mandatin nga Benet Becit

 

Lista

 

Luciano Boçi-Elbasan      PD           (Qani Xhafa)

 

Belind Këlliçi-Tiranë     PD              (Asllan Dogjani)

 

Ramadan Lika -Shkodër   PD         (Bardh Spahia sipas listës, Nard Ndoka e Izmira Ulqinaku

 

Zef Hila – Shkodër           PD          (Ludovik Hasani)

 

Benet Beci- Shkpolodër        PS           (Ilir Beqja refuzon, pas tij Frrok Gjini )

 

Besjan Ajazi- Gramsh       PS           (Shkëlqim Bullari)