Shefi i Twitter, Elon Musk ka thënë në një intervistë për BBC News se drejtimi i kompanisë ka qenë mjaft i vështirë. Sipërmarrësi multimiliarder tha se do ta shiste kompaninë nëse do të vinte personi i duhur.

 

Musk, i cili gjithashtu drejton prodhuesin e makinave Tesla dhe firmën e raketave SpaceX, bleu Twitter për 44 miliardë dollarë (35.4 miliardë £) në tetor.

Teksa foli për periudhën e drejtimit të Twitter deri më tani, Musk tha: Nuk ka qenë e mërzitshme, por ka qenë me të vërtetë një situatë mjaft stresuese muajt e fundit.

 

Megjithatë ai shtoi se ende mendonte se blerja e kompanisë ishte gjëja e duhur që ka bërë.

 

Gjërat po shkojnë "mirë", tha ai, duke deklaruar se përdorimi i faqes është rritur dhe "faqja po funksionon më së miri".

 

Ngarkesa do të thotë se “ndonjëherë fle në zyrë”, tha ai, duke shtuar se ka një vend në një divan në një bibliotekë “që nuk shkon askush”.

 

Duke diskutuar financat e Twitter-it, Musk tha se shumica e reklamuesve të saj janë kthyer.