Mbi 7 mijë tonë mallra po përpunohen sot në portin e Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “4 anije tregtare me 3,520 tonë mallra dhe rreth 1,050 njësi kontejnerike.

 

Konkretisht po përpunohen 2 anije me 3,520 tonë çimento dhe 425 konteinerë në përpunim; 1 anije me 280 njësi konteinerike në radën portuale dhe 1 anije me 344 njësi kontejnerike në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.

 

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

 

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.