Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan, me pasojë plagosjen e një fëmije.
Një mjet ka përplasur një 14-vjeçar, nxënës i shkollës “Luigj Gurakuqi”, gjatë kohës që ai dhe fëmijët e tjerë të shkollës kanë qenë në orar të pushimit të gjatë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën mes shkollave “Luigj Gurakuqi” dhe “Abdyl Paralloi”.
Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident.